Programi

REZERVO AKTIVITETIN

PSE, KU, ÇKA ...?

Eja n'Sharr Fest është festival i aktiviteteve malore, kulturore dhe sportive në Parkun Kombëtar Sharri. Ky festival do të mbahet në zemër të Sharrit, në vendin e quajtur Guri i Zi. Eja n'Sharr Fest është iniciativë dhe organizim nga SuperXplorers, operator turistik me fokus në turizmin e aventurës, aktiv me produktet turistike në tregun vendor dhe ndërkombëtar që nga viti 2016. Kjo ngjarje e cila synon të jetë tradicionale, duke u fokusuar në tema dhe aktivitete aktuale, do t'i ketë të kombinuara mirë këto komponenta:
- Promovimi dhe prezentimi i potencialit turistik të zonës;
- Realizimi i aktiviteteve në natyrë të cilat ia shtojnë vlerën këtij rajoni;
- Diskutimi dhe debati jo-formal ndërmjet të gjitha grupeve të interesit;
- Rrjetizimi dhe shkëmbimi mes akterëve të ndryshëm në fushën e turizmit;
- Përjetimi dhe degustimi i shijes dhe përvojës lokale.

Lokacioni "Guri i Zi" është vija ndarëse në mes të Komunës së Prizrenit dhe asaj të Dragashit, ky fakt i shton edhe më shumë vlerën dhe simbolikën këtij lokacioni gjeografik.

Guri i Zi rrethohet me disa nga majat më të larta të vargmaleve të Sharrit si: Korfi (2,555 lmd), Skarpa (2,474 lmd), Karanikolla (2,422 lmd) të cilat gjenden në vijë kufitare. Matanë kufirit me Maqedoninë e Veritut, entuziatët e aktiviteteve në natyrë kanë qasje edhe në dy liqene shumë të bukura të njohura me shumë emra si: Sytë e Sharrit, Liqenet e Karanikollës apo Liqenet e Tetovës.

Fshati Zaplluxhë i Dragashit dhe fshati Struzhë i Prizrenit gjenden më së afërti me këtë zonë dhe shihen si lokalitete potenciale të përfituesve në rast të zhvillimit më të madh të turizmit në këtë zonë.

Aktivitetet që zhvillohen në këtë zonë deri tani janë: agro-turizmi, eko-turizmi, turizmi për degustim ushqimi, ecjet nëpër majet përreth, çiklizmi malor, ski-touring, snowshoeing, kampingu, vrojtimi i zogjve, etj. Llojllojshmëria e aktiviteteve mund të rritet në bazë të nevojës dhe angazhimit të përbashkët për ta zhvilluar këtë zonë.

Qëllimi i Eja n'Sharr Fest është promovimi i këtij rajoni por edhe i potencialit turistik që ky rajon posedon. Në këtë ngjarje do të jenë të ftuar të gjithë shoqatat bjeshkatare me të cilat do të bashkë-organizojmë aktivitete gjatë ditëve të festivalit, operatorët turistik për të hulumtuar mundësi dhe partneritete të reja, zyrtarë nga institucionet përkatëse për të qenë pjesë në diskutimit me akterët, aktivistët dhe njohësit e sektorit të turizmit.

Në festival gjithashtu do të jenë të ftuar edhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me qëllimin që kjo ngjarje të shfrytëzohet për t'i hapur rrugë bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve tona, bashkëpunim të cilit tani i kushtohet rëndësi e madhe nga mekanizma të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonal të cilët mbështesin sektorin e turizmit në forma të ndryshme.

Festivali do të zgjasë 3 ditë, në datat 16-17-18 korrik 2021. Për pjesëmarrësit do të ketë akomodim në dhoma të hotelit, në kabina të drurit dhe gjithashtu në tenda kampingu. Pjesëmarrësit do të mund të zgjedhin nga aktivitetet të cilat do të realizohen nga partnerët tanë, si; marshuta për të ecur shtigjet e majave përreth, lëshim me biçikleta malore nga shtigjet e sharrit, paraglide, sesione të jogas, sesione të fitnesit në natyrë, etj.

Në kuadër të festivalit do të zhvillohen edhe 3 forume në 3 tema të ndryshme: Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik me theks në sektorin e turizmit, Brendimi i rajoneve/qyteteve/shteteve? Ku qëndron Kosova?, Turizmi dhe Mjedisi?, me panelistë të cilët kanë përvojë dhe të angazhuar në këto tema. Pas përfundimit të festivalit, do të përgatitet një raport nga diskutimet e realizuara, sygjerime për aktivitetet dhe mundësitë që ofron ky destinacion, dhe ky raport do t’i shpërndahet të gjithë akterëve dhe të interesuarve për këtë përmbledhje.

Partnerët

Në idenë bosht Eja n'Sharr Fest ka mision bashkëpunimin dhe rrjetizimin e akterëve në sektorin e turizmit veçanërisht atyre me aktivitete të fokusuara në turizmin e aventurës dhe natyrës. Duke i bërë pjesë të këtij festivali me aktivitetet të cilat ata i kanë specialitet në punën e tyre, kemi synuar ti kemi të përfshirë të gjithë që në një formë kanë ndikuar në zhvillimin e sektorit të turizmit të natyrës dhe aventurës, duke i bashkuar në një vend me shpresën që do të lindin shumë bashkëpunime dhe partneritete të së ardhmes.

Pyetje të shpeshta

1. Çka është “Eja n’Sharr Fest”?

Eja n’Sharr Fest është festival i turizmit të aventurës dhe natyrës i cili  synonqë Parkun Kombëtar Sharri ta shëndrrojë në destinacion të turizmit për të gjithë të apasionuarit pas aktiviteteve/sporteve që zhvillohen në natyrë: ecje malore, kamping, vrapimi malor, çiklizëm malorë, ngjitjeve në shkëmbinjë etj.

2. Pse “Eja n’Sharr Fest”?

Eja n’Sharr Fest, sepse Sharri nuk ka pasur vëmendjen e duhur si destinacion edhe pse potenciali është i jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe aventurës, i cili mund të ndikojë në mirëqenien ekonomike të gjithë fshatrave në atë zonë. Shtigjet me pamje të mahnitshme të cilat lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Djathi i Sharrit, dhe delikatesat e kuzhinës tradicionale janë disa nga arsyet që “Eja n’Sharr Fest” ka për qëllim ti nxjerrë në pah tek ata të cilët për Sharrin kanë dëgjuar por ende nuk e kanë përjetuar.

3. Kush mund të merr pjesë “Eja n’Sharr Fest”?

Eja n’Sharr Fest është ngjarje e hapur për të gjithë, prezenca apo pjesëmarrja është pa pagesë. Vetëm pjesëmarrja në ndonjërin prej aktiviteteve ka një çmim të caktuar, dhe dallon për secilin aktivitet.

4. Ku do të mbahet “Eja n’Sharr Fest”?

Eja n’Sharr Fest do të mbahet në lokacionin e quajtur Guri i Zi, cili arrihet nga fshati Zhur – Dragash – Zaplluxhë, apo nga rruga Prizren – Pouskë – Zaplluxhë.

5. A mund të marr pjesë me paisjet personale?

PO.

6. A mund të rezervoj/paguaj aktivitetin në vendin e festivalit?

PO.

7. A mund të vij me veturë personale deri tek lokacioni i festivalit?

PO, rruga është e asfaltuar.

8. Si është organizuar ushqimi?

Dy restoranet e atij lokacioni ofrojnë meny të llojllojshme, me cmime të arsyeshme.
Tek tavolinat ku promovohen ushqimet e zonës, në darkë do të shiten ushqime tradicionale: fli, leqenik, pite, djath sharri, etj,

9. Si është i organizuar transporti?

Transporti nga qendra e Prizrenit është i organizuar nga ne dhe ofrohet PA PAGESË, orari i nisjeve dhe kthimeve më 16, 17, 18 korrik është:
Prizren – Guri i Zi: 08:00, 11:00, 14:00, 17:00
Guri i Zi – Prizren: 09:30, 12:30, 15:30, 18:30

Transporti nga Prishtina është i koordinuar nga ne, dhe bileta kthyese (Prishtinë – Guri i Zi – Prishtinë) është 8.00Eur.

KONTAKTI:

E-mail: gotosharrfest(at)gmail.com
Tel: +383 44 280 762 / +383 44 609 044